Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

INSTAT: Inflacioni për muajin mars është rritur në 2.1%

15:45 / April 8, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inflacionnn 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inflacioni për muajin mars u rrit në 2.1%, nga 1.2% që u llogarit për muajin shkurt.

Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi indeksin e çmimeve të konsumit, sipas të cilit rritja vjetore e çmimeve në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.72%, pasuar nga grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.34%.

“Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2020 është 2.1%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.1%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2020, krahasuar me shkurt 2020, është 0.6%”, thuhet në raport.

Për herë të parë që nga gushti i vitit 2018 inflacioni qëndron mbi nivelin e poshtëm të objektivit të vendosur nga Banka Qendrore.

Rritja e inflacionit gjatë muajit mars është ndikuar nga masat shtrënguese të vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Disa subjekte tregtare, ushqimore dhe farmaci rritën çmimet e produkteve, por me ndërhyrjen e autoriteteve çmimet u kthyen në vlerat normale.

Gjatë muajit mars administrata tatimore ushtroi një sërë kontrollesh, duke vendosur gjoba ndaj disa subjekteve që abuzuan me çmimet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sezoni i ri në kampionatin anglez, risi për gjyqtarët dhe VAR-in

15:59 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

“Sokrat, jemi këtu o shpirt”/ I dyshuari për vrasjen e portugezit mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, familjarët e presin jashtë

15:28 / August 21, 2026

Kurbin, zjarri përfshin kurorën me pisha dhe u afrohet banesave! Evakuuohen banorët

15:09 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.