Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

E dinit që DJ Sardi është djali i një prej kompozitorëve më të mirë në vend? Shumë shpejt do të sjellë këngët e të atit në një koncert recital!

18:00 / April 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sardi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djali i një prej kompozitorëve më të shquar të vendit, Dj Sardi, në një lidhje direkte ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli” me gazetaren Suada Daci ka treguar për planet që koronavirus i preu në mes.

Sigurisht që një prej DJ më të njohur në vend, Sardi ka mjaft projekte aktualisht, por ndërkohë ai zbulon se shumë shpejt do të vijë një koncert recital në bashkëpunim me orkestrën e RTSH me këngët e babait të tij, kompozitorit Flamur Shehu.

‘E kam menduar rikthimin e këngëve të babait, por në një version tjetër, sepse në diskoteka është e vështirë të luhen dhe zakonisht nëse luhen duhet të luhet origjinalja. Por kam menduar një projekt, po themi së bashku me orkestrën e RTSH dhe operën për një koncert recital me operan më vonë besoj, pasi të bëhen përgatitjet, me të gjitha këngët që kanë fituar në festivale, që janë goxha”, sqaron Sardi.

Flamur Shehu është autor këngësh shumë i njohur. Shehu ka bashkëpunuar me disa nga këngëtarët më të njohur, si: Ema Qazimi, Bashkim Alibali, Anita Bitri, Myfarete Laze, Parashqevi Simaku, Nertila Koka, Luan Zhegu, motrat Libohova, Aurela Gaçe, Kozma Dushi, Aleksandër Gjoka etj, deri te më të rinjtë, si Ledina Çelo. Në arkivin e tij numëron mbi 500 këngë, një shifër shumë domethënëse. Ka dy çmime të para (një në Festivalet e RTSH, dhe një në Koncertet e Pranverës) dhe 17 çmime të para dhe të dyta të shtrira në kohë.

dj sardi kenget koncert recital tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.