Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kastro Zizo i pakënaqur me komentet e Eneda Tarifës për projektin e tij muzikor

18:24 / April 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kastro2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kastro Zizo e shfrytëzoi kohën e izolimit dhe distancimin social për të krijuar dhe solli para pak ditësh një album me këngë, të quajtur pikërisht “Karantina”, detajet për të cilin mund t´i gjeni këtu. Në lidhje me këtë projekt të ri por edhe me periudhën që po qëndron mbyllur në shtëpi, Kastro ka folur sot në një intervistë në emisionin “You & Me”, në radio NRG.

Ndër të tjera ai tregoi dhe për mënyrën se si kolegët dhe këngëtarët e tjerë e kanë pritur albumin e tij, që është ndryshe nga çdo gjë që ai si artist por dhe tregu muzikor shqiptar prodhon. Sipas tij kanë qenë të shumtë ata që kanë dhënë feedback-un e tyre në lidhje me këngët, por që Kastros disa nga këto komente i janë dukur të ekzagjëruara ose të tepruara.

“Edhe atyre që nuk kanë lidhje me muzikën, i është dukur ky projekt si një gjë e pazakontë, një gjë e aliene, por në fakt nuk është asgjë e tillë, është thjesht rryma funky pop, ajo që Daft Punk bëjnë prej kohësh. I kam vlerësuar komentet e kolegëve, për shembull  Zajmina pavarësisht asaj që preferon të dëgjojë më tha që i kishte pëlqyer shumë njëra prej këngëve dhe e kishte dëgjuar gjithë ditën. Pastaj ka dhe kolegë si Eneda Tarifa që e komentuan më mënyrë klishe me fjalët “miku im i çmendur që bën gjëra të çmendura!”, ndërkohë që thjesht kam bërë një muzikë të bukur.”- tregon Kastro.

Ndërkohë ai pati dhe një mesazh për të gjithë kolegët e tij artistë, për mënyrën se si duhet të fillojnë ta vlerësojnë krijmtarinë e tyre:

“Kush ka frymëzimin dhe iniciativën për të bërë muzikë, është moment që të krijojë dhe të lëvrojë, pa shumë planifikim, në mënyrë që të ndryshojmë disa gjëra. Ka humbur origjinaliteti, ka ardhur momenti që çdo artist të dalë në individualitetin e tij dhe të bëjë atë që realisht do që të bëjë. ”

Eneda Tarifës Kastro Zizo projektin tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.