“Dy shtetet shqiptare sot, janë modeli më i shëmtuar dhe më paprecedent në historinë politike botërore!”, kështu e nis reagimin e tij në Facebook ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. “Faqja e Zezë do i mbuloj në të ardhmen, por sot për sot militantët e tyre do vazhdojnë ti paraqesin si 4 heronj”, shkruan Spahiu.
Reagimi i Kreshnik Spahiut
Dy shtetet shqiptare sot, janë modeli më i shëmtuar dhe më papreçdent në historinë politike botërore!
Dy kryeministrat kundër dy presidentve dhe anasjelltas, janë modeli tipik i armiqësisë të cilën nuk e kemi demostruar as kundër fashistëve, nazistëve, komunistave apo shovinistëve!
Faqja e Zezë do i mbuloj në të ardhmen, por sot për sot militantët e tyre do vazhdojnë ti paraqesin si 4 heroj. Sinrdrom e një populli të vogël, të shtypur, të prapambetur, të varfër dhe të izoluar….