Mjaft njerëz të njohur të muzikës dhe ekranit zbuluan përmes instastory pasionin e tyre për gatimin teksa qëndrojnë në karantinë, por mesa duket për modelen shqiptare Emina Cunmulaj kjo nuk është pjesë e pasionit të saj.
Pasioni i Eminës është skulptura dhe në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin tregoi një skulpturë që ia ka dedikuar nënës së saj të ndjerë.
”Kam pasion skulpturën e gurit! Përpara nuk i kam treguar skulpturat në video apo në rrjete sociale sepse e mbaj si diçka për vete, është diçka më intime dhe diçka që nuk e kam shpërndarë me njerëzit, sepse të gjitha të tjerat po i shpërndajmë dhe të mbetej një për mua.
Këtë skulpturë e kam shumë përzemër sepse e kam punuar në kohën kur mamaja ishte shumë sëmurë dhe e mbarova pas vdekjes së saj. Kështë është një femër, edhe është një formë lule, me një dorë e hapur këtu” është shprehur Emina.
