Seanca e ardhshme parlamentare do të mbahet më 16 prill në orën 10.00. Ndërkaq nesër pritet të vendoset se si do të ulen deputetët në sallë, dhe të gjitha modalitetet e tjera e masat mbrojtëse e parandaluese.
Kujtojmë që seanca e fundit parlamentare është mbajtur më 5 mars, pothuajse një muaj më parë për shkak të izolimit të vendit nga pandemia e koronavirusit.
Ndërkaq, disa prej komisioneve parlamentare i kanë bërë online mbledhjet e tyre.
