Mozzik, reperi i njohur më tepër këto kohë për problemet në jetën private, ndarjen nga Loredana por dhe për projektet e reja muzikore, duke iu rikthyer sërish këndimit në gjuhën shqip.
Si gjithë të tjerët dhe këto kohë janë ditë karantine për reperin, që mesa duket po e shijon duke u marrë më shumë me sport.
“E deri sa të vijë koha e koncerteve, po shijojmë malet me sport. Uroj të kalojë sa më shpejt kjo situatë. Sot duke me biçikletë 30km”, ka shkruar Mozzik krah postimit ku shfaqet i veshur sportiv dhe biçikletën.
Me siguri reperi është duke e shfrytëzuar maksimalisht këtë periudhë pushimi dhe bukuritë që të ofron natyra.
Mozzik ka qenë mjaft aktiv edhe në llogarinë e tij në ‘Instagram’ këto ditë, duke ndarë me ndjekësit momente të ndryshme gjatë karantinimit
