Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Revista “Forbes”: 226 persona nuk janë më miliarderë për shkak të koronavirusit

19:32 / April 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Forbes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njerëzit më të pasur në botë nuk janë imunë nga koronavirusi. Teksa pandemia ka goditur Europën dhe Amerikën që nga muaji mars, tregjet ekonomike globale janë lëkundur dhe shumë persona kanë humbur nga pasuria e tyre. Sipas “Forbes”, deri në 18 mars, kur ata përpiluan listën e njerëzve më të pasur të 2020-ës, në botë ishin 2095 miliarderë, 58 më pak se një vit më parë dhe 226 më pak se vetëm 12 ditë përpara kësaj date, kur pasuritë e tyre u llogaritën fillimisht. Nga miliarderët që kanë mbetur në listë, 51% prej tyre janë më të “varfër” se kanë qenë një vit më parë. Me një llogaritje të shpejtë, miliarderët e botës kanë një pasuri prej 8 trilionë dollarësh, 700 miliardë dollarë më pak se në 2019-ën.

Për sa i përket klasifikimit, Jeff Bezos mbetet njeriu më i pasur në botë, pavarësisht se i dha ish-gruas së tij, MacKenzie Bezos, 38 miliardë nga vlera e “Amazon” për shkak të divorcit. Vlera e tij tani është 113 miliardë dollarë, ndërkohë që vlera e kompanisë “Amazon” është rritur me 15%. Gjatë pandemisë, gjigandi i shopping-ut online është në qendër të vëmendjes, për shkak se ka punësuar 100 mijë punonjës të rinj, për të përmbushur kërkesat e shtuara nga klientët gjatë kësaj kohe.

Bill Gates është në vendin e dytë, duke u ndjekur nga boss-i i “Louis Vitton”, Bernard Arnault, në vendin e tretë, i cili ka rrëzuar nga podiumi Warren Buffet. Alice Walton, trashgimtarja e “Walmart”, është gruaja më e pasur e listës, duke u renditur në vendin e 9 me 54.4 miliardë, Në total 241 gra janë pjesë e listës.

Fituesi më i madh i kësaj liste është Qin Yinglin, tregëtari i derrave më i pasur në botë. Ai është në vendin e 43 dhe ka një pasuri prej 18.5 miliardë dollarësh, 14.2 miliardë më shumë se një vit më parë. 267 persona në total nuk janë më pjesë këtë vit e më të pasurve të globit, ndërkohë që bie në sy futja në listë e CEO-së së “Zoom Video Communications”, Eric Yuan, produkti i të cilit ka njohur një përdorim masiv në këtë periudhë karantine. SHBA është vendi me më shumë miliarderë, ndjekur nga Kina, ku përfshihet Hong Kong-u dhe Macao.

koronavirusit miliarderë tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.