Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

FMN, 174 milionë euro ndihmë Shqipërisë për COVID-19: Shpenzimet për situatën, me rëndësi kritike

22:52 / April 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FMN
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tërmeti në 26 nëntor 2019 dhe pandemia botërore e Covid-19 kanë shkaktuar humbje dhe ndërprerje domethënëse në ekonominë shqiptare. Për të adresuar nevojën urgjente të bilancit të pagesave, FMN ka miratuar 190.5 milionë dollarë (174 milionë euro) si ndihmë financiare në kuadër të Instrumentit të Shpejtë të Financimit.

Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi 190.5 milionë dollarë ose 174 milionë euro mbështetje emergjente për Shqipërinë nën Instrumentin e Shpejtë të Financimit për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave që rrjedhin nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 dhe pas tërmetit të fortë që goditi vendin më parë. Pra këto para do i jepen vendin në mënyrë të menjëhershme për të përballuar tkurrjen ekonomike që parashikohet për 2020. Ndërkohë vetëm një ditë me pare FMN e konsideroi pandeminë globale si krizën ekonomike më të fortë se kriza e viteve ’30.

Për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmeti dhe pandemia Covid-19, aktiviteti ekonomik në Shqipëri mund të pësojë tkurrje domethënëse në vitin 2020, për t’u ndjekur nga një rimëkëmbje në vitin 2021. Duke parë situatën që është në zhvillim të vazhdueshëm, këto parashikime janë subjekt i një pasigurie të lartë dhe rreziqe me kah nga ulja.

FMN ka vlerësuar masat e marra nga qeveria për t’ju përgjigjur pandemisë së COVID-19, si dhe ka mirëpritur që autoritetet kanë shpallur një paketë fiskale prej 1.4 % të PBB-së për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbështetje për familjet dhe bizneset e prekura dhe  uljen e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë.

Tao Zhang, zv/drejtori i përgjithshëm dhe kryetari në detyrë i FMN tha se për të kufizuar ndikimin e COVID-19 është e nevojshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme defiçi fiskal në 2020.

“Për të kufizuar ndikimin e Covid-19 është e nevojshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme defiçi fiskal në 2020. Eshtë e rëndësisë kritike që të sigurohen shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe mbështetje për qytetarët dhe firmat që janë dëmtuar nga pandemia Covid-19. Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për të siguruar stabilitetin makroekonomik. Kur këto goditje të jenë tejkaluar, do të jetë e rëndësishme që borxhi të kthehet në një trajektore të qartë rënëse. Fondi është i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë pandeminë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike”, tha Zhang.

174 milion FMN shpenzimet situaten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.