Armina Mevlani si shumë njerëz të famshëm ka vendosur të bëjë një intervistë përmes Instastory e ku pyetjet kanë qenë sigurisht rreth planeve për dasmën dhe lidhjen e saj me Shkëlzen Berishën.
Po ku dëshiron të bëjë dasmën blogerja? Dhe pse të gjithë presin të dinë se kur do të bëhet dasma, ajo ka shuar disi kuriozitetin se çfarë planesh ka për të duke hedhur poshtë idenë e Como në Itali.
“Historia ime me Comon është e tillë: Në udhëtimin tonë të parë aty në 2014, Zeni dhe unë vumë re një vend special që e pëlqenim të dy dhe kështu u bë traditë që çdo përvjetor shkonim tek ai vend, tek një stol ku unë kam marrë edh propozimin e parë në 2016, spontan. Dasmën me siguri do ta bëj në Shqipëri pasi kam dëshirë të ftoj shumë veta. Me aq persona është e vështirë ta organizosh jashtë,”- u shpreh Armina.
Cila ka qenë ëndrra e saj e fëmijërisë? “Që e vogël kam ëndërruar që në një moment të jetës të bëj jetë fshati me lopë, me dele, perime bio dhe shumë kafshë, madje kuaj.”, thotë blogerja.
