Koronavirusi ka prekur jo vetëm futbollin, por edhe sporte të tjera e mes tyre edhe atletikën. Izmir Smajlaj, së fundmi ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të KOKSH ku thekson se është i mërzitur për shtyrjen e garave, ndërsa ishte i bindur se do të kapte normën olimpike.
Tashmë, shkodrani mundohet të ruajë formën fizike teksa gjendet në Qafshtamë. Ndër të tjera, Smajlaj shpreson që në kampionatin europian që zhvillohet në gusht, të hyjë në zonën e medaljeve.
“Kam ardhur në Qafshtamë pasi jam totalisht i izoluar dhe jam duke mbajtur formën time fizike me aq sa mundem. Stërvitja nuk është plotë pasi mungojnë kërcimet së gjati apo vrullet që nuk mund t’i bëj, por rëndësi ka që të mbajë formën time fizike.
Garat janë shtyrë dhe për këtë jam shumë i mërzitur pasi isha në formën time më të mirë fizike. Isha i bindur që do të kapja normën time olimpike këtë vit. Synimi im për këtë vit ka mbetur vetëm kampionati europian që zhvillohet në fund të gushtit ku shpresoj të arrijë zonën e medaljes e besoj se do t’ia arrijë”
