Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Emri / Deputetja demokrate me “kazanin”, bashkëshorti me “tepsinë”

17:27 / January 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi, është mjaft agresive ndaj Partisë Socialiste. Madje nuk e ka problem të shprehet se “jam e besuara e Bashës dhe ma do puna të reagoj në këtë mënyrë”. Në daljet publike dhe takimet me strukturat e PD-së Mat (pasi në Dibër e kanë refuzuar) “lufton” me mullinjtë e erës. Në asnjë rast nuk flet për skandalet në Bashkitë Mat e Klos, por flet vetëm me zhargonin e Bashës. Çupi shfrytëzon maksimalisht “kazanin” mediatik për t’i treguar Bashës besnikërinë e saj dhe për ta bindur se duhet ta kandidojë në Tiranë, pasi në rajonin e Dibrës shanset për një mandat të dytë janë pothuajse zero. Madje dhe njerëzit e PD-së nuk kanë besim se do të tregohet korrekte me kandidatët për kryetar bashkie.

Bashkëshorti i deputetes Dhurata Çupi, Agron Tyli ka punuar me katër qeveri, “Berisha-Xhuveli”, “Berisha-Meta”, “Rama-Meta” dhe së fundi me qeverinë “Rama”, siç është etiketuar “Tepsia”. Anëtarë e simpatizantë të PD-së në Mat deklarojnë se deri para pak ditësh Tyli ishte Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Brendëshme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

Ndërsa bashkëshortja e tij, deputete e PD, vazhdon e denoncon “egërsisht”, korrupsionin me tenderët dhe koncesionet e rrugëve, duke quajtur drejtuesit e kësaj drejtorie, “hajdutë kukulla” në shërbim të kryemafiozit Edi Rama dhe kërkon, dënimin e tyre për falsifikime dosjesh e vjedhje të fondeve publike.

Ish-drejtori Afrim Qëndro, i ka ndryshuar pozicionin e punës burrit të deputetes dhe ai, në vend të largohet nga ajo “çerdhe krimi e hajdutësh”, siç e quan gruaja e tij, i ka kërkuar gjykatës, rikthimin në postin që kishte, me çështjen Nr. 31154-04615-86-2018, datë 23.11.2018, Gjykata Administrative e Apelit-Tiranë.

cupi deputetja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.