Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Plagosja dhe arrestimi i Orges Bilbilit, Ardi Veliu: Polici bëri detyrën me profesionalizëm, iu drejtua arma

18:32 / April 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ardi Veiu 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Plagosjen dhe arrestimin në Tiranë të Orges Bilbilit nga një punonjës policie gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit, teksa lëviste në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, e komentoi sot edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policsë së Shtetit, Ardi Veliu i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24.

Ardi Veliu tha se punonjësi i policisë në këtë rast është treguar profesionist dhe i është përmbajtur të gjithë protokollit.

“Punonjësit e policisë kanë mision dhe detyrë që në cdo kohë që ballagaqohen me element krimi të bëjnë gjetjen dhe kapjen e tyre. Punonjësi në këtë rast bëri detyrën, kishte përballë një person të armatosur që madje që i drejtoi armën. Ai u tregua si profesionist, reagoi më shpejt. Në këtë situatë fatkeqësisht patëm një person të dëmtuar, i kërkuam falje, e takuam në spital. Është një ngjarje që që nuk duhet të ndodhte, por punonjësi i policisë ka qënë brenda të gjitha protokolleve që përcakton përdorimi i armës së zjarrit në kushtet e vetëmbrojtjes”,- tha Veliu.

I pyetur nëse kishin informacion për vendndodhjen e tij, Veliu tha: “Numri i personave në kërkim të kapur ka qënë i admirueshëm këto ditë. Edhe për personin në fjalë janë organizuar disa operacione, jo në të gjitha operacionet janë të suksesshme, edhe për këtë rast apo person janë organizuar disa operacione, ne kemi patur informacione për vendndodhjet e tyre, pra kanë qënë në vende të ndryshme dhe nuk ia kemi dalë ti kapim në raste të tjera”.

A ka sjellë ky arrestim zbardhje të krimeve apo persona të tjerë të përfshirë në krime me të? Kësaj pyetjeje Veliu nuk i është përgjigjur, duke thënë: “Po hetohet, janë cështje të hetimit këto, le t’ua lëmë atyre të bëjnë punën e tyre”./BW/

Ardi Veliu Orges Bilbili tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

10:49 / September 16, 2026

Edi Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi reformën territoriale

10:30 / September 16, 2026

U kap duke transportuar 6 emigrantë sudanez drejt Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Devoll

10:19 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.