Klea Huta dhe Elgit Doda patën një dasmë private dhe të mrekullueshme në Marakesh, dhe shumë shpejt u përfol se ata do të bëhen prindër.
Ka qenë vetë Klea që pothuajse një muaj më parë postoi një foto me barkun e rrumbullakosur. Në fakt ka qenë mjaft diskrete për këtë temë duke mos postuar nga shtatzënia e saj për ta pasur sa më private.
Por duket se tani ka thyer rregullat pak javë para se të sjellë në jetë djalin e saj. Klea ka postuar një foto me diçiturën “Bebi i Kleas”.
