Labinot Tahiri, këngëtari i njohur kosovar është bërë pjesë e listës së personave që kanë dhuruar lekë për fondin e shtetit në Kosovë për të luftuar pandeminë e Koronavirusit.
Ai ka mbështetur iniciativën e Albin Kurtit për mbledhjen e donacioneve.
“Mirëmengjesi të dashur njerëz!Ne i dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit dhe e pêrkrahim iniciativen e Kryeministrit Albin Kurti! Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët apo politika! Sa i përket ndihmës së shtetit sipas kêrkesës së kryeministrit Kurti, që Diaspora ta ndihmojë Kosovën me donacione gjatë kësaj kohe sikurse ka ndihmuar shumë herë!Ne e përkrahim Z Kurtin që ka ndërrmarē këtë iniciativê dhe do ti dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit tim-tonë për këtë sfidë kombëtare! I nderuar z Kryeministêr, sot ose nesër i hedhim paratë tona si Fondacion “Labinot Tahiri”Qytetarë të dashur Zoti ju ruajt gjithmonë edhe sot me këtë sfidë të madhe! SHTETI DHE KOMBI MBI TË GJITHA. Me dashuri dhe shërbim për vendin , Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, u shpreh në postimin ku shihet së bashku me Kurtin.
