Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Itali/ “Të paktën 11 shqiptarë viktima nga Covid-19! Burri i shoqes së ngushtë vdiq shumë shpejt”, flet aktivistja e emigrantëve

22:21 / April 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjekja itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktivistja për të Drejtat e Emigrantëve në shtetin fqinj, Sonila Alushi, tha sot se nuk ka të dhëna zyrtare për numër shqiptarësh të infektuar ose të vdekur, por ajo ka deklaruar se të paktën 11 persona nga Shqipëria kanë humbur betejën me Covid-19.  

Pasojave të rënda nga virusi vdekjeprurës Covid-19 nuk u kanë shpëtuar as bashkëatdhetarët tanë në Itali, mes të cilëve faqtkeqësisht ka të infektuar dhe viktima. 

Viktimat shqiptare në Itali, sipas Alushit e cila u referohet burimeve jo zyrtare, janë 1 nga Trevizo, 1 nga Pavia, 3 nga Breshia, 2 nga Cremona, 1 nga Roma, dhe 3 nga Bergamo. Mes tyre, ajo solli edhe historinë personale të shoqes së ngushtë e cila ka humbur bashkëshortin. 

Ngjarja ka ndodhur para pak kohësh, sapo ka konstatuar simptomat e para si temperaturë shumë të lartë e tharje fyrti kryesisht, atij i kanë thënë të hyjë në terapi intensive menjëherë, por fatkeqësisht pas ditësh ai ka ndërruar jetë.

Alushi tha se mbyllja e kufijve ka krijuar shumë problematika tek qyetarët shqiptarë të cilit kishin shkuar për pushime afatshkrtra tek të afërmit e tyre dhe për këtë arsye kanë mbetur atje. 

Ka prej atyre që edhe kanë humbur punët në Shqipëri tha ajo, ndërsa deklaroi se ambasada ka premtuar për një zgjidhje të kësaj situate.

Por në të gjithë këtë luftë, ka edhe lajme të mira dhe mesazhe shprese. Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali ka përmirësuar së tepërmi imazhion e qytetarëve shqiptarë në Itali. Gjithashtu, Alushi solli në vëmendje edhe historinë e vëllezërve shqiptarë në Itali që po japin bukën falas. Ajo ka deklaruar se të tilla gjeste japin lajme të mira. 

Në fund ajo e mbylli edhe me një mesazh. 

“Virusi nuk duhet marrë me shaka dhe aq më tepër në mënyrë sipërfaqësore. Është shumë e rëndësishme që për të mbrojtuar jetën tonë por sidomos edhe të të afërmve tanë të moshuar, të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi. Situata ështrë serioze dhe numrat e të infektuarve apo edhe viktimave të komunitetit shqiptar tregojmë që edhe ne jemi të prekshëm. E rëndësishmë që të mos ndjekim rregullar tona, por të mjekëve dhe shkencëtarëve”, tha Sonila Alushi.

11 shqiptare Aktivistja Burri shoqes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.