Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Thirrje e KBB-së: “Të ndalohet tregtia e kafshëve të egra, mund të përbëjë kërcënim për jetën e njerëzve”

22:40 / April 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kafshet ne kine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefja e Kombeve të Bashkuara për Biodiversitet, Elizabeth Maruma Mrema ka bërë thirrje për ndalim të tregjeve të kafshëve të egra, me qëllim të parandalimit të pandemive të reja në të ardhmen.

Mrema ka thënë për BBC-në se praktika e blerjes dhe shitjes së kafshëve të egra nëpër tregje, mund të përbëjë kërcënim edhe për shëndetin e njerëzve, ashtu sikurse të disa llojeve të kafshëve.

“Ne e dimë se në 60 vjetët e fundit, shumica e sëmundjeve të kafshëve janë rezultat i aktivitetit njerëzor… krijimi i kontakteve më të afërta mes kafshëve të egra dhe njerëzve, si dhe rritja e rrezikut të përhapjes”,- ka shtuar ajo.

“Për këtë arsye, ne na duhet të sigurohemi që këto tregje janë të rregulluara mirë, të pastra dhe nuk janë të lidhura me tregti ilegale të kafshëve të egra”.

Mes tjerash, Mrema ka thënë se ka njohuri që shumë komunitete rurale në botë varen nga kjo lloj tregtie.

Aktualisht Kina ka marrë vendim për ndalim të konsumimit të kafshëve të egra, pas raportimeve se pandemia me koronavirusin e ri ka origjinën nga një treg i kafshëve në Vuhan ku rriten dhe shiten kafshët e egra, ndonëse ende nuk ka të dhëna të sakta se tregu në fjalë ka qenë burim i shpërthimit.

Si pasojë e koronavirusit të ri, deri më tani janë infektuar mbi 1,8 milionë persona, duke përfshirë mbi 100,000 të vdekur.

jeten kafsheve kbb Ndalohet tregetia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.