Lëkundjet e tokës vijojnë ende qoftë në zonën e Durrësit, ku vetëm pesë muaj më parë vendi u godit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, por dhe në atë të Korçës, ku në qershor 2019 u godit Floqi. Në këto kohë pandemie ku njerëzit duhet të izolohen në shtëpi, duke qenë se është ende e freskët ngjarja e tërmetit të nëntorit rritet disi shqetësimi.
Të gjithë e dimë se Shqiperia eshte vend sizmikisht aktiv, me nje historik termetesh te forte e te mire dokumentuar gjithashtu. Kete realitet na e solli ne vemendje per te rifreskuar kujtesen tone, edhe termeti i 26 Nentorit 2019 ne Durres. Pavaresisht se aktiviteti sizmik i nje vendi lidhet me ciklin tektonik te rajonit, duhet t’i kushtohet gjithmone vemendja e duhur dhe te merren masa per te qene te parapërgatitur si ne drejtim te mbrojtjes antisizmike me konceptet me te avancuara, ashtu edhe per reagime ne rastin e emergjencave sizmike. Mbi te gjitha duhet qe rreziku gjeologjik e sizmik ne vend te monitorohet e studiohet dhe pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, në të ardhmen të mos harrohet.
Ndërkohë përsa i përket lëkundjeve të fundit, sizmologët thonë se nuk ka vend për panik. Duke folur për tirananews.al, dr. Edmond Dushi thotë se aktiviteti post sizmik ka një vazhdimësi prej më shumë se 150 ditësh dhe do të vijojë të jetë prezent.
“Karakteristikat jane normale, por per shkak te magnitudes se larte te goditjes kryesore, ky aktivitet do vazhdoje ende. Edhe termetet e fundit jane deshmi e kesaj vazhdimesie”, thotë dr. Dushi.
INTERVISTA
-Dr. Dushi prej disa ditësh tashmë janë ndjerë lëkundje si në Adriatik dhe në zonën e Korçës. A mund të flasim për pasgoditje në të dy zonat, kujtojmë Floqi u godit nga tërmeti qershorin e 2019, dhe zona adriatike në shtator dhe tetor.
-Te dy rajonet karakterizohen tashme nga nje aktivitet i shtuar sizmik. Aktiviteti sizmik ne rajonin Korce-Ersek, ka nisur me serine e Prillit 2019 ne zonen Germenj-Radat dhe me shtrirje deri jashte kufirit shteteror Shqiperi-Greqi, zone e njohur kjo per aktivitetin e larte sizmik edhe ne te shkuaren. Me pas rajoni Floq-Bilisht, u godit nga seria e termeteve qe nisi me termetin e 1 Qershorit 2019 M5.3 dhe pervijoi me nje grumbull te larte termetesh ne gjithe rajonin Floq-Nikolice-Arze-Dardhe-Bilisht. Pra, gjithe rajoni ne lindje-juglindje te Ersekes, ne krahun jugor te Moraves. Ky aktivitet u riperserit fuqishem ne 1 Nentor 2019 M5.2, ne ekstremitetin me lindor re zones.
Paralelisht me kete rajon jane regjistruar termete edhe pergjate rajonit te Malit te thate, kryesisht ne Pojan, Zvezde, Cangonj, etj. Se fundmi, rajoni eshte aktivizuar edhe ne zonen Lavdar-Voskop, i njohur edhe si zona hypoqendrore e termetit te 1960 M6.1.
Karakteristike e ketij aktiviteti eshte kompleksiteti i tij qe lidhet ngusht me tektoniken aktive lokale. Rajoni, pervec thyerjeve te medha qe pervijojne Moraven ne te dy krahet e veta, Malin e Tthate si dhe rajonin Kamenic-Maliq, ne krahun veriperendimor-perendimor te Grabenit te Korces, karakterizohet edhe nga shume shkeputje tektonike me te kufizuara ne hapesire, aktive dhe prane njera-tjetres. Kjo ka bere qe aktiviteti sizmik ne kete rajon te mos kete nje pikë te vetem, te shfaqe natyre te nje grumbulli termetesh dhe ne rastin e rajonit Floq-Bilisht, edhe te nje dubleti. Gjithashtu zonat prane aktivizohen periodikisht nen efektin “domino”. Në kuadër të kësaj pritet nje prani e larte dhe vijueshmeri te aktivitetit sizmik ne rajonin e Korces dhe Ersekes.
Ne dallim nga rajoni i Korces, ai ne veriperendim te Durresit eshte qartesisht zone vatrore e nje termeti te forte, demtues dhe me pasoja per jeten mbi te gjitha, te shkaktuar nga nje shkeputje tektonike e konsiderueshme, me shtrirje volumetrike shume te madhe. Thellesite vatrore te rendit 40-45 km (+/-10 km), si dhe shtrirja e konsiderueshme e zones se pasgoditjeve, e mbeshtet kete fakt. Por, edhe magnituda e goditjes kryesore, Mw6.4, eshte gjithashtu deshmi e potencialit te larte sizmik qe eshte e afte te akumuloje dhe per pasoje te cliroje kjo thyerje aktive. Migrimi i pasgoditjeve, qe eshte tregues i perhapjes se zhvendosjes pergjate planit aktiv te shkeputjes, tregon nje shperndarje te sforcimit drejt ekstremeve periferike veriperendimore e jugore, qe eshte nje dukuri normale. Fakti qe zvogelimi i magnitudes se pasgoditjeve nuk ka qene uniform me kohen, eshte deshmi e pranise se asperiteteve (shenim sqarues: zona me fortesi me te madhe nga materiali perreth tyre) dhe ferkimit te larte per shkak te sforcimeve ngjeshese, ndertimit heterogjen gjeologjik pergjate volumit te shkaterruar dhe permasave te konsiderueshme te kesaj thyerje. Aktiviteti post sizmik ka nje vazhdimesi prej me shume se 150 ditesh dhe do vazhdoje te jete prezent. Modeli tregon se karakteristikat jane normale, por per shkak te magnitudes se larte te goditjes kryesore, ky aktivitet do vazhdoje ende. Edhe termetet e fundit jane deshmi e kesaj vazhdimesie. Gjithashtu, nese shohim numrin ditor te pasgoditjeve (aftershock rate/day), jemi ne vlerat 1 deri 2 per dite, dukshem e perputhshme me perioden e ketij aktiviveti qe nga 26 Nentori 2019, T = 150 dite. Gjithsesi, vlerat e percaktuara variojne ne intervalin 0.91-1.21, qe do te thote se aktiviteti sizmik eshte shume here me i larte se sa mesatarja boterore. Kjo konfirmohet edhe nga analiza e bere edhe nga GFZ, qe ne javen e pare pas termetit te Durresit, te cilet japin nje koeficient shuarje 0.79. Pra, pritet vazhdimesi e e aktivitetit sizmik edhe ne kete rajon dhe natyrisht transferimin e sforcimeve tektonike edhe ne zonat e dobesuara fqinje, shkeputjet tektonike prane zones, kryesisht ne veriperendim dhe perendim te zones hypoqendrore.
-Në intervistat tona të mëparshme kemi përmendur se hyjmë në fazën e aktivitetit të lartë sizmik, në bazë të analizave tuaja si ekspert i fushës dhe pjesë e Departamentit te Sizmologjise, a mund të flasim për një fazë shuarje të tij apo energjia e tokës vijon të akumulohet?
Natyrisht qe aktiviteti sizmik i nje rajoni nuk eshte uniform ne hapesire e kohe. Termetet nuk jane dukuri qe ndodhin ne menyre te izoluar dhe kane natyre teper komplelkse ne kete drejtim. Bazuar ne studimet e bera, kryesisht statistikore duke i marë të mirëqëna, te bazuara ne katalogun historik dhe instrumental te Shqiperise (Muco†, 93), sizmicieti i Shqiperise ka nje periodicitet mesatarisht 30 vjecar, (termeti i 26 Nentorit 2019 ishte i pari termet i forte pas nje periudhe gati 40 vjecare qetesie), alternim te periudhave me pak aktive dhe relativisht me te gjata 30-43 vjecare me ato me shume aktive dhe relativisht me te shkurtera 17-21 vjecare. Sipas (Muco† 2010), tashme jemi futur ne nje periudhe me aktivitet me te larte sizmik, qe jo domosdoshmerisht lidhet me magnituden me shume se sa me frekuencen e pritshme te termeteve. Por, ky fakt sic e theksova ka tolerancat e veta statistikore dhe eshte pjese edhe e nje kuadri te pergjithshem rajonal ( mos te harrojme qe termeti i 1979 M6.9, e kishte vatren ne bregdetin Malazez, Petrovac). Intervalet me aktivitet te larte i referohen gjithe territorit, nuk jane te njejta me perioden e perseritjes se nje termeti me magnitude M ne nje territor x ( shkeputje tektonike, zone shkeputjesh, rajon i ngushte..) Psh. Perioda e perseritjes se nje termeti 6.5 është mbi 90 vjet, por ne gjithe territorin e vendit mund te ndodhin 2 apo 3 te tille brena 4 apo 5 vjeteve, ne zona te ndryshme. Vitet 60-80 jane deshmi per kete. Lushnja 1959, Korca 1960, Fieri 1962, Dibra 1967, Petrovaci 1979, M mbi 6.0 Roskoveci 1982, Tirana 1988, M mbi 5.5. Studimi i GFZ akoma nuk ka perfunduar, por edhe stacionet jane ne terren akoma duke regjistruar. Kjo per shkak te natyres qe ka aktiviteti, e theksova e kalon gati 6 here mesataren globale te numrit te pasgoditjeve te gjeneruara pas nje termeti M6.4.
Lexo edhe- Lëkundje tërmeti në zonën e Kepit të Rodonit, ndihet edhe në Durrës
EKSPERTËT E SHËNDETIT MENDOR
Në një intervistë për tirananews.al, punonjësja sociale Irena Danjolli analizoi situatën e shëndetit mendor në këto kushte izolimi kur ngjarja e tërmetit është ende e freskët.
“Kriza COVID-19 ka kombinuar stresorët e shëndetit mendor që janë hasur më parë në fatkeqësi të tjera, tek njerezit. Dhe rasti me i afert ne Shqiperi eshte ajo e termetit te 26 nentorit qe la jo pak trauma tek individet. Dhe te dya lidhen me friken per te ardhmen dhe frika ndaj vdekjes. Trauma e koronavirusit dhe kjo frike per te ardhmen sjell shpesh her flashback-e te situates se termetit tek njerezit per shkak te afersise ne kohe qe kane me njera tjetre dhe shtohet frika dhe ankthi sepse jane dy te kunderta nese do perballemi me nje termet do na duhet te jemi jashte shtepise tone per ti shpetuar rrezikut nga ky fenomoen dhe nga ana tjeter eshte virusi te cilit mund ti shpetojme vetem duke qendruar ne shtepi”, është shprehur ajo.
Lexo edhe- Pandemia e koronavirusit pas tërmetit, ekspertët: Ankthi në nivele të larta te shqiptarët