Nife Picaku është gjyshja 90 vjeçare nga Hasi i Kukësit e cila fitoi betejën me koronavirusin. Gjatë viteve të jetës së saj ka kaluar mjaft situata të vështira, aq sa thotë se kjo e koronavirusit nuk ishte ndër më të këqijat.
Në një intervistë ajo ka treguar kohën kur ishte e vogël dhe vuajti dhe fruthi dhe kolla e mirë.
‘Në familjen time se ka pasur askushvirusin, vetëm nga disa persona ndër shokë. Unë nuk jam takuar por virusi vjen edhe pa u takuar. Kam pasur probleme 7 ditë. E kam kaluar në formën më të lehtë. Kur u shtrova më vunë oksigjenin derisa u shërova nga frymëmarrja. Në trup ndjeva dhembje. Kisha kollë, frymëmarrje të vështirë, koka më dhimbte. Vuaj nga diabeti dhe kisha dhembje beli. Mendova se kisha veshkat, por doktori më ka thënë ftohje muskulore. Unë nuk u frikësova, bash hiç.
Kam qenë e vogël dhe kam kaluar grip. Fruth dhe kollën e mirë me të dalë shpirti për tre muaj. Kam kaluar më shumë vështirësi vite më parë. Asgjë me vitin që kam kaluar kollën e mirë. Në spital më bënë hyzmet shumë. Më bënë shërbim në kohë dhe ushqimin në kohën që unë ushqehem. Edhe në shtëpi djali ma bën bukën me të gjitha gjërat e mira.Kam jetuar mirë vite më parë. Kam kaluar mirë edhe në familjen e burrit. Ia dola unë, ia dola mirë se erdha në kohë dhe u gjet ilaçi në kohë. Mesazhi im për bashkëmoshatarët është të mbajnë rregullat sikur thojnë të gjithë dhe dalin me sukses’.
Lajmin për shërimin e nënë Nifen e bëri publik dhe kryeminsitri Rama, kreu i Bashkisë Veliaj dhe ministrja e Shëndetit Ogerta Manastirliu.
