Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Murati: I propozova Dukës ish-trajnerin e PSG, më të mirët janë djemtë që na çuan në Europian

20:43 / April 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edvin murati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edvin Murati është një nga lojtarët më të mirë të epokës së tij në kombëtaren tonë, teksa gjatë karrierës ka provuar të veshë edhe fanellën e PSG-së. Në një intervistë për Super Sport në emisionin “Fan Zone”, ish-sulmuesi kujton të shkuarën, propozimin e Dukës për trajner në kombëtaren kuqezi dhe lojtarët e kombëtares sonë që mund të ishin të suksesshëm në Francë.

PROPOZIMI PËR DUKËN- Posti i trajnerit është një post trajner-politk. I kam propozuar trajner francez. presidentit Duka i kam propozuar trajner si Luis Fernandez, por dëshira e presidentit ka qenë italian.

KUJTIMET ME KOMBËTAREN- Të gjithë mbajnë mendje me Greqinë, por kemi pasur shumë ndeshja të bukura me kombëtaren. Atëherë unë luaja në Greqi dhe janë momente të veçanta që kur i sheh, ndihesh krenar. Ka shumë ndeshje, me Greqinë, me Zvicrën kur shënova, me Anglinë, apo me Gjermaninë. Kemi pasur shumë ndeshje të bukura, por më e veçanta mbetet ajo me Greqinë.Ishim një ekip shumë i mirë atëherë, kishim 6-7 vite që luanim bashkë. Kemi qenë mirë, por më i miri ngelet ai që shkoi në Europian.

SHQIPJA TE FËMIJËT- Gruaja mundohet t’i mësojë fëmijëve shqip edhe pse është shumë vështirë. Djali ka mësuar shqip, ndërsa gocat më pak.

TURNEU I BAMIRËSISË- Ishte kënaqësi që ishim bashkë, por tani është edhe fillimi i Sindikatës së Futbollistëvve. Do mundohem të bëjmë ndeshje me Francën dhe pas koronavirusit të luajmë sërish për të ndimuar sërish.

PSG DHE PSEUDONIMI– Maradona i Ballkanit? Në Greqi, kur luaja, më thërrisnin. Tifozët e Iraklis, pasi isha mirë teknikisht. PSG është ekipi im i zemrës. Kur erdha këtu, ishte ekipi që më ndihmoi. Isha vetëm 15 vjeç dhe u jam mirënjohës. Tani banoj 200 metra larg fushës së tyre të stërvitjes. I ndjek dhe do jem përherë me ta.

DJEMTË E KOMBËTARES NË FRANCË- Niveli këtu shumë i lartë, por mendoj se Strakosha mund të luajë. Besoj shumë te Ismajli, që mund të luajë, gjithashtu edhe Bare. Kemi një lojtar që luan në Ligue 2 si Qazim Laçi, por është edhe fat e varet nga kërkesat e klubeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.