Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ministria e Jashtme gjermane pranon pritjet e gjata për vizë në ambasadat e Ballkanit Perëndimor

21:37 / April 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MJ Gjermane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktualisht dhjetëra mijëra qytetarë në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar për marrjen e një date për shtrimin e kërkesës për vizë në ambasadat gjermane në rajon. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë.

Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung” të martën (14.04)në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar aktualisht dhjetëra mijëra vetë që të shtrojnë kërkesën për vizë me qëllim të shpërnguljes në Gjermani. Këtë e raporton gazeta duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Jashtme gjermane të ofruara me kërkesë të partisë E Majta. Sipas këtyre të dhënave, në ambasadat gjermane në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi e Serbi ka 192.263 regjistrime kërkesash për orar vize. Koha e pritjes për një datë për shtrimin e kërkesës për vizë sipas Ministrisë së Jashtme gjermane në shumicën e këtyre përfaqësive kap më shumë se një vit. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë, sipas afp, ku në mars janë ofruar orare për njerëz që janë regjistruar në nëntor 2017.

Ministria e Jashtme gjermane

E paqartë është ende, se si do të veprohet me datat e përcaktuara për kërkesën e vizës në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore hyri në fuqi në vitin 2016 dhe do duhej të lehtësonte procedurat e vizës, por afati i saj merr fund më 31 dhjetor të këtij viti. Nuk dihet, nëse autoritetet gjermane do ta zgjasin edhe më tej këtë rregullore. Me kërkesë të partisë opozitare gjermane, E Majta, Ministria e Jashtme ka bërë të ditur, se “mbi mënyrën e veprimit për datat e mbetura pa trajtuar nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të vendoset në një kohë të caktuar.”

Në tërësi numri i vizave të dhëna për qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor nga viti 2015 nga Ministria e Jashtme gjermane përcaktohet si “afër 65.000 në vitin 2019, më shumë se një trefishim.” Në rreth 27.300 raste janë dhënë viza pune. Kurse 8.600 raste janë refuzuar. Arsyeja e dytë më e shpeshtë për dhënien e vizës ka qenë bashkimi familjar.

ambasadat Ballkanit gjermane pritje vize
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.