Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kthimi i futbollit të luajtur, De Biazi tregon si mund të realizohet: Nuk ka kuptim pa siguri

08:44 / April 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gianni de biasi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një ndalese prej më shumë se një muaji thuajse në të gjithë botën, ka filluar edhe diskutimi për planet e kthimit të futbollit të luajtur. SIgurisht, situata me përphapjen e virusit mbetet ende problematike në pjesën më të madhe të kontinentit, por shumë liga po gjejnë mënyra për të ideuar kalendarët për muajt e verës, kur mendohet se efekti i virusit do të ketë rënë.

Xhani De Biazi është një prej atyre që mendon se për momentin është absurde të mendosh se futbolli do të kthehet në normalitet. Por gjithsesi ai tregon atë që sipas tij është mënyra më e mirë për të parë përsëri skuadra në fushën e lojës.

“Do të jetë një eksperiencë e re për të gjithë, por para se të argumentojmë rreth mënyrës të kthimit, duhet të sigurohemi që të gjithë futbollistët të jenë mirë. Ndaj do të duhen teste për të verifikuar nëse janë zhvilluar antikorpet ndaj koronavirusit dhe tampone për të përjashtuar që janë pozitivë. Më parë vjen shëndeti, pastaj mund të kthehet futbolli.

Stërvitjet do të zhvillohen në grupe të vogla dhe të distancuara nga njëri-tjetri, pastaj do të vijë shpresa që mund të kthehemi në ndonjë lloj normaliteti. E përsëris, futbolli për momentin nuk është prioritet, mbi të gjitha është shëndeti publik. Nëse do të jenë kushtet e sigurisë për të luajtur, mire. Përndryshe nëse duhet vazhduar gjithsesi vetëm me qëllimin për të ndërtuar klasifikime, nuk ka kuptim”, tha De Biazi në një intervistë për mediat italiane ku tregoi si sheh ai kthimin në fushat e lojës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.