Nëse SHBA ndali financimin e OBSH-së, shumë shpejt ajo nuk do të jetë më anëtare. Por kjo nuk është organizata e parë ndërkombëtare që ka lënë ajo:
Këshilli i OKB për të drejtat e njeriut: SHBA lajmëroi tërheqjen në qershor të 2018-tës duke akuzuar UNHCR-në për “armiqësi të pafund ndaj Izraelit”.
Marrëveshja e Klimës e Parisit: Trump konfirmoi tërheqjen vitin e shkuar, efektet e së cilës do të jenë këtë vit
Marrëveshja bërthamore me Iranin: Trump e quajtu atë një marrëveshje “të sikletshme” kur u tërhoq në 2018-tën. Pjesa e mbetur e nënshkruesve, shtetet evropiane, kanë akuzuar Iranin për shkelje të shumta.
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve: SHBA nuk ka qenë kurë anëtare e saj por në 2018, këshilltari kombëtar për sigurinë John Bolton tha se SHBA do të ndalte plotësisht bashkëpunimin.
Partnershipi trans-paqësor: Disa ditë pasi hyrë në Presidencën e tij, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tërheqjen nga marrëveshja tregtare me 12 shtete.
UNESCO (pjesa e parë) : SHBA deklaroi tërheqjen e saj nga organizata kulturore e OKB-së në 1984, duke përmendur ndër të tjera “armiqësi endemike ndaj institucioneve të një shoqërie të lirë”.
UNESCO (pjesa e dytë): Pasi iu bashkua nën regjimin e presidentit Bush, SHBA nuk pagoi më kontributin që nga viti 2011, nën presidentin Obama, si protestë ndaj pranimit të Palestinës. SHBA humbi të drejtën e votës në 2013.
UNESCO (pjesa e tretë): SHBA lajmëroi tërheqjen e plotë në 2017 duke përmendur paragjykimin “anti-izraelit”.
