Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bamir Topi krah Ramës për masat anti-Covid: Vendimi për t’u izoluar në fazën e parë, veprim i lavdërueshëm

17:08 / April 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topi 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi i vlerësoi si të lavdërueshme masat e masat izoluese të marra nga kryeministri Rama.

Ai tha se kjo është një praktikë e ndjekur nga shumë vende të zhvilluara, duke marrë përsipër edhe kostot ekonomike.

Topi shtoi në OraNews se në veriun e Italisë, duke parë uljen e njerëzve në reanimacion, mendohet se rreziku ka kaluar, por, sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.

“Mendoj që veprimi i kryeministrit për izolim në fazën e parë, është një veprim i lavdërueshëm. Pra, nuk futemi në trajtesën politike të një individi që mund të ketë shumë gjëra për tu kritikuar, por në rastin konkret nuk ka arsye për tu kritikuar.

Gjëja e parë që është aplikuar nga vende më të përparuara ka qenë izolimi dhe distancimi, duke marrë kosto të konsiderueshme për ekonominë.

Edhe sot e kësaj dite ka debate në Italinë fqinje, në rajonet veriore, të cilët duke par uljen e numrin të njerëzve që janë në reanimacion, mendojnë se historia ka kaluar, po nuk ka kaluar. Është intuitive, kur njeriu kalon rrezikun e madh kujton dhe fillon të shikojë përtej atij rreziku.

Problemi është se kur fillon e lehtësohet situata, të gjithë fillojnë dhe kujtojnë situatën e ekonomisë, dhe kështu është sepse kur të vijë pas epidemisë, do të ketë një pandemi, që ka të bëjë ekonomike. Sipas raportit të FMN për 2020 Greqia mbante vendin e parë që do të ishte 10%, Itali 9.5%, SHBA 5.6%. Imagjinoni vendet si Shqipëria!”, u shpreh Topi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

17:40 / August 21, 2026

MEPJ: Keqardhje për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në aktivitetin në Pustec

10:28 / August 21, 2026

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.