Komentatori sportin Dritan Shakohoxha i pyetur nga Fax Neës për përgjigjen negative të qeverisë për të financuar futbollin, Shakohoxha tha se pushteti qendror nuk e mbështeti, por pushteti lokal i ka paguar pagat e futbollistëve.
Më tej Shakohoxha shtoi se FSHF bëri një punë të mirë për një pjesë të fubollistëve që i shpërbleu, ndërkohë që shtoi se do të ishte mirë që në këtë periudhë FSHF t’u hiqte gjobat klubeve të futbollit.
“Përgjigja negative e qeverisë është gjë e keqe, si çdo gjë negative. FSHF bëri një punë shumë të mirë një pjesë të futbollistëve i shpërbleu. Pushteti qendror nuk e mbështeti futbollin, por pushteti lokal për fat të mirë mbështeti dhe ato janë paguar. FSHF ka shpenzime më shumë, nuk është sforco e madhe dhe shifra ka qenë modeste. Gjysmat e parave do ti shpenzonte në ndeshjet miqësore që u anulluan. Uroj që FSHF tu heqë gjobat klubeve. Gjobat janë një shifër financiare e pa projektuar në buxhet. Do të ishte gjë e mirë që FSHF edhe gjobat që u ka vënë skuadrave në kët sezon t’ua heqë do të ishte një ndihmë shumë e mirë.”– tha Shakohoxha.
