Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Këta janë VIP-at shqiptarë që i kanë prindërit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19

19:02 / April 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vipat 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekët dhe infermierët janë sot heronjtë e heshtur të luftës kundër Covid-19, me të cilën po përballet i gjithë globi. Me përkushtimin dhe sakrificën e tyre, ata po bëjnë të pamundurën për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari. Gjatë këtyre ditëve kemi zbuluar se disa nga mjekët në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, janë prindër të personazheve shumë të njohur të shoëbizit.

40

Dj i njohur shqiptar, Vik Kraja është djali i doktorit Dhimitër Kraja, i cili pasi kishte dalë në pension u kthye t’i bashkohej luftës kundër Covid-19. Pas rikthimit në detyrë, babai i Vikit u infektua me koronavirus. “Shumë fjalë të ngrohta dhe urime, por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutem të ndiqni këshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlejë çdo sakrificë e atyre atje”, shkroi Viki. Për fat të mirë, Kraja arriti të shërohet nga virusi dhe doli negativ në testin e fundit.

41
42

Babai i Kiara Titos, moderatores së njohur shqiptare, është në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit, në një prej spitaleve të Italisë. Së fundmi moderatorja publikoi një foto të të atit me maskë në fytyrë dhe shkruante “Papa”, duke treguar se i mungon i ati. Familja e Kiarës jetojnë prej vitesh në Itali ndërsa moderatorja ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri. Krah fotos me maskë, babai i Kiarës kishte shkruar: “Dhjetëra shqiptarë punojnë nëpër spitalet e Italisë dhe përballen çdo ditë me virusin”.

43

Gjithashtu edhe mamaja e Rita Orës, Vera Ora u rikthye në vijën e parë të frontit, në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit. Vera Ora është psikiatre dhe ish-mjeke e përgjithshme. Ajo u rikthye për të qenë e pranishme në qendrat shëndetësore për të përballuar fluskin e pacientëve. Mamaja e Ritës postoi një video ku shpjegonte vendimin e saj për t’u rikthyer dhe u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. “Unë do të kthehem në punë nesër. Unë punoj me pacientë të shëndetit mendor, megjithatë, për shkak të presionit ndaj SHKSH do të shkoj në vijën e parë për të ndihmuar me departamentet e tjera”- u shpreh e ëma e Rita Orës, Vera Ora./ revistawho.com

COVID-19 tirananews.al VIP
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.