Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ruçi: Të dalim si vendi më i sigurtë në planet, fitorja varet nga…

10:37 / April 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në nisje të seancësn plenare kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se seanca zhvillohet në kushte ekstreme duke i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të COVID-19, ndërsa nuk la pa falënderuar mjekët e forcat e policisë që po luftojnë në vijën e parë me koronavirusin.

“Rrallë ndodh që një vend brenda një viti të përballojë dy gjendje të jashtëzakonshme. pavarësisht konflikteve që përfshinë vendin nga politika, shqiptarët kanë ruajtuar të pacënuar virtytin e tyre. Kuvendi ka vijuar punën në formën e imponuar nga kjo epidemi. Konferenca e kryetarëve kanë funksionuar nëpërmjet shërbimit elektronik.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua t’i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të sëmurëve. Mirënjohje për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të betejës dhe po shpëtojnë qindra jetë qytetarësh. Mirënjohje për Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura, anëtarët e të cilave po kontribuojnë për shpëtimin e jetëve, po kështu mirënjohje për gazetarët dhe kameramanët e terrenit.

Të gjithë qytetarët, sidomos të moshuarit meritojnë mirënjohje të veçantë dhje i bëjmë thirrje si kuvend të vazhdojnë të luftojnë për të dalë me sa më pak viktima nga kjo pandemi. Sa më drastike të jenë masat dhe sa më shumë, t’i zbatojnë qytetarët këto masa, aq më shpejt do të dalim nga kjo situatë.

Të gjitha vendet u gjetën të papërgatitura për të përballuar këtë epidemi. koronavirusi i dha vendeve një mësim që duhet ta dëgjojmë me kujdes. Ekonomitë prodhuese dhe ndotësit më të mëdhenj të natyrës, përfitonin më shumë nga efektet dhe goditeshin më pak prej saj, ndërsa vendet e vogla, si vendi ynë, përfitojnë më pak dhe vuajnë më shumë, por koronavirusi i goditi të gjithë njëkohësisht dhe fitorja ndaj tij varet nga shpejtësia dhe thellësia e masave mbrojtëse.

Shëndeti publik të jetë përparësi absolute, sa më shumë të investojmë në të aq më pak na duhet të investojmë në shërbime të tjera spitalore.

Statusi i mjekëve dhe infermierëve. Kam përjetuar me emocion heroizmin e punonjësve të mjekësisë dhe duhet të kishim bërë më shumë.

Detyrimi ynë të mos mbetet në kufijtë e një faleminderit, por të konkretizohet.

Urgjencë në përmirësimin e edukatës shëndetësore, secili të behet mjek vetvetes detyra jonë të hartojmë programe shkollore, që çdo qytetarë të bëhet I ditur

Të dalim nga pandemia si një nga vendet më të sigurta të planetit, të tërheqim investimet e huaja në vendin tonë.”, tha Ruçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027 prej 10 miliardë eurosh/ Koçiu: Vizioni ynë për një Shqipëri Europiane, me më shumë siguri për familjet

19:46 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.