Dua Lipa vijon të shijojë suksesin e saj teksa albumi i fundit “Future Nostalgia” po arrin majat e klasifikimeve dhe është ndër më të pëlqyerit.
Ajo së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës Elle, ku në disa foto shfaqet ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Ajo ka pozuar nudo teksa hiret i ka mbuluar me një kitare. Në fakt reagimet kanë qenë të ndryshme pasi nuk ështe e zakonshme të shohësh Duan kështu.


