Seanca e sotme plenare ka mbledhur deputetët 40 ditë pas mbledhjes së fundit, por ndryshe nga herët e tjera ata janë të pajisur me maskë e doreza dhe që duhet të ruajnë distancën me njëri-tjetrin.
Maskat janë bërë një debat i gjerë në të gjithë botën lidhur me efikasitetin e përdorimit të tyre dhe se kush duhet t’i përdorë. Por krahas kësaj është kthyer dhe në një aksesor mode ku kemi parë maska me firma të ndryshme të njohura. Kësaj nuk i shpëtojnë as ligjvënësit shqiptarë.
Deputeti Halit Valteri kishte zgjedhur një maskë të zezë me inicialet e veta, ndërsa mjaft ministra e deputetë të tjera i pamë me maska firmato të ndryshme. Duket se “lufta e bukurisë” vijon ende mes tyre.








