Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dha detaje lidhur me ndryshimet në Kodin Penal dhe letrën e Presidentit Meta paraditen e sotme.
Ai tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë kreu i shtetit i kishte kërkuar përfundimet e komisionit të Ligjeve, gjë që i ishin vënë në dispozicion menjëherë më pas, dhe shtoi se rekomandimet e Metës anë pasquruar saktë në këto ndryshime.
“Presidenti kërkoi nga ekzekutivi dhe mua si kryetar parlamenti që ta njihja me përfundimet e kom të ligjeve. menjëherë pas përfundimit të kësaj mbledhje i vur anë dispozicion presidentit produktin final të komisionit të ligjeve. Sot Presidenti duke shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit mes instituciineve përkatëse ka shprehur vullnetin e tij ashtu sikurse edhe disa rekomandime të cilat u pasqyruan qartë e saktë nga ato çka parashtroi kreu i maxhorancës që i kërkova ti konsultonte me grupe të tjera parlamentare. Prandaj më duhet që proceduralisht riformulimet e bëra e paraqitura nga z. Balla e dakordësuara në grupet formuese të grupet parlamentare ti lexoj dhe ti hedh në votë”, tha Ruçi.
89 deputetë kanë votuar pro ndryshimeve në Kodin penal në parim, nderkaq u miratuan te gjitha aktet normative te qeverise.
