Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

OSHEE zbulon se si do të procedohet me faturimin e energjisë elektrike për familjarë e biznese për muajt e karantinës

16:23 / April 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oshee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela deklaroi se nuk mund të rrezikohet jeta e punonjësve të OSHEE në këtë kohë koronavirusi, prandaj në rast se nuk lexohen matësat, atëherë do të ketë fatura energjie, aq sa një familje apo biznes ka paguar për energjinë në të njëjtin muaj të vitit 2019.

“Në rast se matësi është i paaksesueshëm, atëherë do të merret për bazë se sa ka harxhuar në të njëjtin muaj të vitit paraardhës. P.sh., nëse do të paguajë për marsin dhe nuk shihet matësi, atëherë do të paguajë aq sa ka harxhuar në mars 2019. Për familjarët është marrë vlera e plotë e marsit 2019, ndërsa për bizneset, merret marsi i 2019, ndërsa zbriten 14 ditë, duke qenë se për kaq kohë nuk ka pasur punë”.

“Në muajin mars, ka qenë e pamundur të lexohen të gjithë matësat. Nga 1.2 milionë matësa që lexon kompania, janë lexuar 800 mijë. Pra, 400 mijë nuk janë lexuar dhe do të jetë kjo formulë. S’mund të rrezikojmë dot jetën e punonjësve, prandaj veprohet kështu. Konsumi i energjisë elektrike është rritur me 5 për qind. Faturimi për prillin po diskutohet”, tha Cela.

Ardian Çela ka shpjeguar edhe faktin sesi do të bëhen faljet e kamat-vonesave për familjarë e biznese.

“Janë 2 grupe abonentësh që përfitojnë zgjerimin e kamat-vonesave. Një grup janë rreth 90 mijë abonentë, që janë familjarë dhe biznesë dhe kjo ka vlerë rreth 43 milionë dollarë. Këto janë abonentë me marrëveshje aktive. Janë zeruar kamat-vonesat për 990 mijë abonentë. Ndërsa, pjesa tjetër, që janë mbi 3000 abonentë, u janë zeruar po ashtu kamat-vonesat, kurse këstiu iu bëhet 20 mijë lekë të vjetra.

Pastaj kemi grup tjetër, 134 mijë abonentë, që nuk kanë lidhje akt-marrëveshje me kompaninë. Që të përfitojnë këta abonentë, duhet të lidhin akt marrëveshjen me kompaninë për të paguar borxhet e vjetër. Përfitojnë nëse aplikojnë brenda muajit qershor”, u shpreh Cela.

Në një intervistë për “News 24”, Çela ka shpjeguar se në terren janë 3000 punonjës të OSHEE, të cilët shërbejnë ndaj qytetarëve, e se janë të rrezikuar njësoj si mjekët.

“Kemi 3000 punonjës në terren gjatë kësaj kohe, duke iu shërbyer familjarëve, bizneseve, të gjithëve. Është bërë maksimumi që qytetarët të lehtësohen dhe në këto ditë që kanë qenë në banesa, të mos ndjejnë mungesë të energjisë elektrike.

Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata punonjës, që punojnë me zell këta kohë. Punonjësit tanë po rrezikojnë njësoj si mjekët. Në vijë të parë janë edhe punonjësit e OSHEE-së. Lëvizjet e konsumit janë goditje për kompaninë. Qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse ne jemi në terren, duke punuar”, tha Cela.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026

Falja me kusht, Doganat: Afat deri më 31 dhjetor për detyrimet e periudhës 2015-2019

16:04 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.