Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Denoncimi / Procedura parlamentare falsifikohet dhe kur “lojtarët e mëdhenj” bien dakord

16:41 / April 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
93303602 3656289611111230 6098930590558453760 o 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Esiona Konomi

Presidenti i Republikës dhe Kryeministri i vendit arritën një tjetër marrëveshje politike, në këtë stinë të re të marrëdhënies së tyre, duke prodhuar një variant të ri të Kodit Penal në kohë epidemie.
Por Parlamenti sërish nuk ja doli të mbrojë veten nga lojërat politike.
Deputetëve ju shpërnda fleta e votimit qysh në orën 11.
Ata u ftuan të shprehnin vullnetin e tyre “pro, kundër, abstenim” përmes kryqeve në fletë votimi për 23 akte, dhe baza e gjykimit për këtë votim ishin raportet e komisioneve përkatëse për cdo projektligj (përfshirë dhe Kodin Penal).
Rreth orës 13:00, të gjithë deputetët kishin votuar dhe administrata po numëronte votat. Rezultati i shkoi në tryezë Gramoz Rucit.
Por teksa kjo gjë ishte kryer, socialistët njoftuan se kishin arritur nëj marrëveshje të re për Kodin Penal me presidentin dhe grupet parlamentare.
Për këtë, kryetari i Kuvendit lexoi përmbajtjen e neneve të dakordësuara, duke përsëritur votimin.
Së pari votimi nuk mund të përsëritet pa u anuluar votimi i parë.
Së dyti, votimi u bë me karton dhe askush, asnjëri nuk numëroi nëse ishin ngritur 84 kartonë jeshilë sa duhej për të ndërhyrë në Kodin Penal.
Kryetari i Kuvendit njoftoi se sipas procesverbalit që kishte në tryezë, gjatë votimit me fletë letre, deputetët në parim e në tërësi e kishin mbështetur Kodin Penal me rreth 100 vota.
Mbase kjo është e vërtetë (sepse numërimi i votave të kutive u bë jashtë cdo lloj transparence publike), por deptuetët, kur kanë votuar në parim apo në tërësi për Kodin Penal, nuk i kishin dëgjuar ende variantet e dakordësuara.
Kishte nga ata deputetë që madje ishin në shtëpi kur Kryetari i Kuvendit ripërsëriti votimin e panumëruar.

93303602 3656289611111230 6098930590558453760 o

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojërat Mesdhetare 2026, Gonxhja në Itali: Shqipëria me shumë sportistë, suksese për atletët tanë

09:11 / August 22, 2026

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata lë në burg Sokrat Vatën dhe dy turqit, masa sigurie për 7 të arrestuarit

08:27 / August 22, 2026

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.