Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VIDEO e rëndë / Dhunë ekstreme ndaj pleqve në azil: Na e shpife, po lëvize ta theva këmbën!

19:30 / April 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhuna ne palermo 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhunë në kufijtë e dhimbjes kanë pësuar të moshuarit në një azil pleqsh në Palermo të Italisë, ku rriheshin sistematikisht dhe kërcënoheshin me thyerje këmbësh nëse lëviznin, si e si që ata që presupozohet të kujdeseshin për to, të mos kishin kokëçarje.

Policia e Palermos, njoftoi sot se ka zbuluar këtë skandal dhe ka arrestuar gjashtë femra të cilat punonin në azil dhe paguheshin që t’u shërbenin të moshuarve. Zbulimi erdhi pasi policia kishte nisur një investigim të bazuar në të dhëna operative dhe vendosi përgjues vizivë në ambientet e azilit.

“Mos luaj vendit. Po lëvize, do të të thyej këmbët. Kështu do ta qepësh”, – dëgjohet në një prej sekuencave filmike nga kamera përgjuese që ishin vendosur në azil.

“Duhet të vdesësh, vdis”, – dëgjohet një tjetër femër e paskrupullt duke folur gjithë revoltë ndaj pleqve të gjorë që janë strehuar në azilin e ndodhur te rruga “Emerico Amari” në Palermo, raporton noa.al duke cituar mediat italiane.

Të arrestuarit janë Maria Cristina Catalano, administratore e shtëpisë së kujdesit ndaj të moshuarve, Vincenza Bruno, 35 vjeçe, ndihmës administratore, si dhe punonjëset Anna Monti, 53 vjeçe, Valeria La Barbera, 28 vjeçe, Rosaria Florio, 42 vjeçe dhe Antonina Di Liberto, 55 vjeçe. Të gjitha akuzohen për keqtrajtim në bashkëpunim dhe të përsëritur ndaj të moshuarve të pambrojtur.

Në videon më poshtë janë momentet kur hyn polciia në azil:

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.