Ish futbollisti i Leeds United dhe Anglisë Norman Hunter ka ndërruar jetë në spital për shkak të koronavirusit. 76-vjeçari i cili ka luajtur në mbrojtje në epokën e suksesshme të Leeds mbylli sytë në një spital të Londrës.
Hunter u shtrua në spital më 10 prill pasi testoi pozitiv për koronavirusin. Në një deklaratë të dhënë nga Leed thuhet se ata janë të “shkatërruar: nga humbja e Hunter, duke thënë se “trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë”.
