Duket se nga gatimet trendi në rrjetet sociale i emrave të njohur të showbiz ka kaluar tek veshja në shtëpi. Në këto kohë izolimi shumë prej nesh tashmë nuk kanë pse të vrasin mendjen se çfarë duhet të veshin për të përditshmen e tyre duke qenë se do u duhet të qëndrojnë në shtëpi.
Mirëpo vajzat e njohura shqiptare kanë këshillat e tyre për këtë trend për të treguar se dhe veshja në shtëpi nuk duhet të jetë e mërzitshme.
