Ish ministër i Brendshëm dhe ish kreu i komisionit të posaçëm parlamentar për ndryshimet kushtetuese Fatmir Xhafaj ka bërë një apel të fortë përmes një postimi lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë. Ai bën thirrje që të mos ndalet puna e gjyqtarëve, prokurorëve dhe organeve të reja të drejtësisë.
Kujtojmë që pak ditë më paraë Xhafaj shprehu rezerva për ndryshimet në Kodin Penal përsa i përket ndëshkimeve për thyerjen e karantinës.
Sistemi i drejtësisë thotë Xhafaj në postimin e tij nuk mund të karantinohet.
POSTIMI I XHAFAJ
“Një pjesë e njerëzve të drejtësisë janë solidarizuar për të dhuruar një pjesë të pagave të tyre. Shumë prej tyre, Gjykata e Lartë dhe prokurorët kryesisht, janë në krye të detyrës këto ditë. Shumë çështje presin të shqyrtohen, vendime që të zbardhen. Kjo është realisht gjëja që na duhet. Gjyqtarët dhe prokurorët, Organet e vetingut, KED, ILD, KLGJ dhe KLP, gjithë sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet! #COVID19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve & gjykimeve. Nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re”.
