Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koronavirusi nuk e pengon integrimin, Hungaria: BE të nisë bisedimet me Shqipërinë pas verës

17:11 / April 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashkimi europian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hungaria mbështet procesin e integrimit të vendit tonë me Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm hungarez pas takimit me homologun shqiptar i kërkoi Unionit që të nisë sa më shpejt bisedimet me Shqipërinë për të rikuperuar të gjithë kohën e humbur gjatë këtyre viteve.

“I kërkoj Këshillit të Bashkimit Europian që të japë një datë për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë të nisë në 6 muajin e dytë të këtij viti. Ky process integrimi është i rëndësishëm edhe për BE, pasi roli i Shqipërisë në Ballkan është mjaft i rëndësishëm dhe do të mund të frenojë emigracionin e paligjshëm”.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj siguroi se pavarësisht situatës në të cilën gjendemi, Shqipëria është e përgatitur dhe e gatshme për të kryer të gjitha detyrat teknike dhe politike, të cilat kërkohen për të avancuar më tej në procesin e negociatave.

“Megjithatë, jemi plotësisht të vetëdijshëm se, megjithëse shumë gjëra janë bërë, mbeten ende shumë gjëra për t’u bërë. Në këtë kuadër, tashmë duhet të vazhdojmë dhe të fokusohemi fuqimisht në përfundimin dhe adoptimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR, duke siguruar funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe duke adresuar të gjitha prioritetet e tjera që janë të vendosura në konkluzionet e Këshillit në Mars 2020.

Për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, Hungaria siguroi në mbështetje të luftës kundër COVID-19, 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzat për shkeljen e privatësisë së fëmijëve/ Merr fund beteja ligjore, TikTok arrin marrëveshjen me SHBA-në, do t’i paguajë qeverisë amerikane 400 milionë dollarë

12:01 / August 22, 2026

“Piromani”/ Ndezi 6 vatra zjarri në Mirditë, arrestohet 62-vjeçari, përfshihen nga flakët 15 hektarë

11:11 / August 22, 2026

Zjarret në Shqipëri/ 32 vatra të raportuara, 6 mbeten aktive

11:05 / August 22, 2026

Lojërat Mesdhetare 2026, Gonxhja në Itali: Shqipëria me shumë sportistë, suksese për atletët tanë

09:11 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.