Princesha Sofia e Suedisë ka filluar punë vullnetarisht këtë javë, në një spital të Stokholmit. Princesha, 35 vjeç, është në mesin e 80 personave të cilët kanë përfunduar kursin tre ditor të trajnimit në internet nga Universiteti Sophiahemmet, për të ndihmuar stafin spitalor në raste urgjente.
“Në krizën ku ne gjendemi, princesha dëshiron të përfshihet dhe të japë një kontribut si një vullnetare për të lehtësuar ngarkesën e madhe të profesionistëve të kujdesit shëndetësor,” tha një përfaqësues i Oborrit Mbretëror.
Ajo nuk do të punojë drejtpërdrejtë me pacientët, por do të mbështesë mjekët dhe infermierët në mënyra të ndryshme, duke dezinfektuar mjetet e tyre të punës apo punë të tjera në spital.
“Ata do të lehtësojnë profesionistët e kujdesit shëndetësor gjatë kësaj krize në mënyrë që ata që janë të trajnuar për t’u kujdesur me pacientët t’i përkushtohen tërësisht atyre. Me fjalë të tjera, kushdo që ndjek këtë trajnim nuk do të ketë marrëdhënie të afërt me pacientët”, tha përfaqësuesi i princeshës