Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Pranvera” Rama-Meta, armëpushim i përkohshëm apo një stinë e re?

18:47 / April 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta bëri një lëvizje surprizë një ditë më parë, duke marrë thuajse atributet e ligjvënësit, kur i dërgoi Kuvendit draftin e tij me rishikimet ligjore në Kodin Penal. Miratimi nga mazhoranca në Kuvend i propozimeve të kreut të shtetit, i ushtua toneve të qeta e bashkëpunuese mes dy palëve që deri pak javë më parëishin në luftë të hapur politike.

A janë këto akte sinjalet e një ere të re në raportet mes Metës dhe shumicës së drejtuar nga Edi Rama?

Analistët Lutfi Dervishi dhe Afrim Krasniqi, e shohin lëvizjen e Metës të lidhur ngushtë me situatën e jashtëzakonshme ku ndodhet vendi.

“Nuk është hera e parë që Presidenti është në sintoni me mazhorancën për masa specifike që duhen marrë për situata të pazakonta. Është hera e dytë, pas tërmetit, kemi një rakordim të plotë të Presidentit me një mazhorancë, që ka ngritur një komision hetimor, që vazhdon punën, për të shkarkuar Presidentin”, thotë Lutfi Dervishi.

“Presidenca u përdor nga mazhoranca, pasi garantoi firmosjen e dekretit nga Meta për ligjin. Nëse do kishte frymë të ri bashkëpunimi, atëherë Parlamenti duhet të tregonte më shumë respekt për dekretet e Presidentit. Pamë përpjekje që palët ti largohen konfliktit në situatën e jashtëzakonshme”, shprehet Afrim Krasniqi.

Analisti Alfred Lela thotë se Ilir Meta bëri një hap pas. “Presidenti është futur në stinën e tërheqjes, ma merr mendja, i ndikuar edhe nga Covid-19. Është herët për të arritur në përfundim, a kemi hyrë në armëpushim, apo është e lidhur me këtë emergjence”, shprehet Alfred Lela.

Retorika politike është zbutur ndjeshëm, si në deklaratat e shkruara edhe në qëndrimet publike të Presidentit dhe vetë Kryeministrit, aq sa pas Këshillit të Sigurisë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara tha se i kishte lënë mbresë lidershipi i treguar. Ishte vetëm një lule pas dimrit, apo duhet të presim pranverë në politikën e Tiranës edhe pas Covid?

“Interesi politik i dy palëve kërkon të jenë në sinkron me nevojat që ka situata, më shumë se akord i ri. Ne presim që gjithçka do jetë ndryshe, që do ketë ridimensionim, por në kuptiminpolitik, politika është njësoj si 2 mijë vite më parë”, thotë Lutfi Dervishi.

“Ka një klime të re, por në Tiranën politike, si natyra, ashtu si ndryshon edhe klima në natyrën politike. Klima, nuk është një gjë që zgjat”, thotë Lela. “Ditën që situate e jashtëzakonshme do mbyllet, në politike nuk do ketë normalitet, por rikthim të konfliktit politik mes tyre”, shprehet Krasnqi.

Me normalitetin, do duhet të rikthehet edhe puna e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, afati i të cilit u zgjat nga Kuvendi. Ndoshta ky do jetë një tregues, nëse paqja Meta-Rama do zgjasë. /A2/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Na shanë nga nëna”, dëshmia tronditëse e mikut të portugezit të vrarë: Autori e qëlloi me thikë në zemër

12:19 / August 22, 2026

Akuzat për shkeljen e privatësisë së fëmijëve/ Merr fund beteja ligjore, TikTok arrin marrëveshjen me SHBA-në, do t’i paguajë qeverisë amerikane 400 milionë dollarë

12:01 / August 22, 2026

“Piromani”/ Ndezi 6 vatra zjarri në Mirditë, arrestohet 62-vjeçari, përfshihen nga flakët 15 hektarë

11:11 / August 22, 2026

Zjarret në Shqipëri/ 32 vatra të raportuara, 6 mbeten aktive

11:05 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.