Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Asgjë, as Covid-19, nuk duhet të cënojë investimet për Rrugën e Arbërit

21:38 / April 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ura e Vashes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Gëzim Alpion

Në kohën kur vendi po kalon një situatë krize ekonomike dhe sociale si pasojë e pandemisë Covid-19, ne kemi marrë mesazhe dhe pyetje në lidhje me ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbërit dhe nëse kemi informacione se çdo të ndodhë më tej.

Nga informatat tona në terren dhe kontaktet me “Gjoka Konstruction” kemi mësuar se, edhe në këtë situatë, puna po vazhdon. Kjo na gëzon por shpresojmë se kjo po bëhet pa kompromentuar shëndetin e atyre që po punojnë në këtë situatë jo normale.

Ndërkohë Grupi i Lobimit po ndjek me shqetësim disa zëra mediatikë e politikë të cilët theksojnë se, për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia, duhen ndërprerë kontratat koncensionare, përfshirë edhe ato për Rrugën e Arbërit.

Ne jemi të shqetësuar se kjo krizë mund të sjellë pasoja për rrugën, ndaj ju bëjmë thirrje aktorëve vendimmarrës që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet dhe përgjegjshmëri.

Covid-19 solli menjëherë një realitet ekonomik të ri në vend dhe ky realitet do të ishte më pozitiv në qoftë se Rruga e Arbërit do të ishte ndërtuar me kohë.

Nevoja për komunikimin e tregjeve të brendshme në mënyrë të shpejtë dhe me më pak kosto, e bën Rrugën e Arbërit një arterie që duhet të përfundojë sa më parë.

Ndaj i ftojmë partitë politike, qeverinë dhe organizatat që kur të gjykojnë për vazhdimin e financimit të rrugëve, të marrin parasysh përfitimet që do të sjell kjo vepër e rëndësishme në një situatë të ngjashme në vitet e ardhshme.

Shtimi i ndjeshëm nënshkrimeve të peticionit të hapur 7 vite më parë, tregon se sa jetike është kjo rrugë jo vetëm për Dibrën e copëtuara dhe të lënë në harresë në të dyja anët e kufirit që nga 1913-ta, por edhe për Tiranën me 1 milionë banorë dhe pjesën tjetër të vendit.

arberit cenoje gezim alpion rruga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.