Shumë personazhe të njohur kanë zgjedhur të ndryshojnë pamjen gjatë karantinës, apo ka dhe nga ata që tregojnë pasojat e mungesës së gjatë tek berberi.
Ashtu si të gjithë dhe këngëtari mjaft i dashur Butrint Imeri është vendosur në karantinë, por nuk e ka zgjatur shumë, teksa përmes postimeve në Instastory tregon modelin e ri të flokëve.
Si gjithmonë tërheqës dhe me pamjen e re, këngëtari sigurisht që mund të ketë marrë mjaft komplimente nga ndjekësit. Kujtojmë se shumë prej personazheve të njohur në këto ditë po e ndjejnë mungesën e një berberi, apo një parukiereje në rastin e vajzave.

