Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bardh Spahia: Qeveria manipulon shifrat e viktimave, pacientin e vdekur nga Covid-19, e deklarojnë të vdekur nga hemoragjia cerebrale

21:47 / April 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardh Spahia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka hedhur akuza ndaj qeverisë se po manipulon të vërtet e vdekjeve me COVID. Spahia, duke iu drejtuar rasteve të vdekjes të pacientëve me COVID-19 po që kanë pësuar hemorragji cerebrale, ka thënë se ky është manipulim me shifrat dhe kjo bëhet pikërisht me rastet e Shkodrës. Ai ka akuzuar se shifrat zyrtare janë po aq të vërteta as ato të Kinës, e cila është akuzuar shpesh se po fsheh shifrat reale të viktimave.

“Sot përsëri u kapën në flagrancë, duke manipuluar faktet. Pacientin e vdekur nga Covid-19, e deklarojnë të vdekur nga hemorragjia cerebrale, tamam siç bënë disa ditë më parë, e si me raste të tjera prej fillimit. Pacienti kishte ndërruar jetë që në mëngjes dhe e fshehën si fakt. U detyruan ta pranojnë vetëm në mbrëmje pas denoncimit në media. Por zbatimi verbërisht i urdhrave politikë vazhdon. Edhe pse e pranojnë se pacienti kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, e mohojnë si shkak të vdekjes. Dhe jo rastësisht, ky stil makabër ndodh përsëri me Shkodrën. Nuk ishte rastësi tentativa për fshehjen e rezultateve të 54 tamponëve tre ditë më parë. Pjesë e të njëjtës skemë duket edhe manipulimi i shifrave të viktimave. Njerëz që shtrohen me Covdid, kur humbin jetën, u regjistrohen shkaqe të tjera, edhe pse të shkaktuara nga Covid. Luajnë teatër sikur zbatojnë rekomandimet e OBSH, por e vërteta është krejt ndryshe dhe shifrat e Edi Ramës janë po aq të besueshme në sytë e vetë OBSH, sa ato të Kinës”, shkruan Spahia.

“Manipulimi që mbulohet me manipulime të tjera është krejt i dukshëm. E përsëris për të disatën herë e do vazhdoj ta bëj, si mjek së pari, se është koha për një hetim të thelluar epidemiologjik, për më shumë testime në personelin e Spitalit të Shkodrës, ku mungesa e masave mbrojtëse për ekipet atje, ka prodhuar këto rezultate alarmante për shëndetin dhe jetën e tyre e të pacientëve që ata kurojnë e u shërbejnë me vetëmohim. Ky lloj falsifikimi që ka nisur prej datës 28 shkurt dhe më herët, duhet të jetë objekt hetimi nga prokuroria, pasi edhe vetëm për efekt statistikash, është cenim i drejtpërdrejtë i shëndetit të qytetarëve në një kohë pandemie”, shkruan Spahia.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë sqaroi se vdekja e një 69-vjeçari me COVID në Spitalin Infektiv ndodhi si pasojë e hemorragjisë cerebrale dhe jo koronavirusit.

bardh spahia tirananews.al viktimat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.