Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Publikohet akti normativ/ Falen gjobat e COVID-19! Kush i ka paguar do marrë lekët pas. Makinat dhe lejet e bllokuar kthehen brenda 15 majit

10:43 / April 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POLICIA 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për faljen e gjobave të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, duke filluar nga momenti i konstatimit të kësaj sëmundjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në datën 17 prill 2020.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon në nenin 2 edhe kthimin e detyrimit të masës administrative me gjobë.

“Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të individit ose në mungesë të saj kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.

Të gjitha institucionet shtetërore duhet të dërgojnë listat e personave ndaj të cilëve është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 prill 2020. Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 maj 2020” përcaktohet në vendim.

Po ashtu, parashikohet edhe kthimin brenda datës 15 maj të lejeve dhe licencave si dhe të patentës apo mjeteve të bllokuara.

Nga ky vendim pritet të përfitojnë më shumë se 7100 individë të cilës kishin shkelur rregullat e qarkullimit në këmbë dhe rreth 2 mijë drejtues mjetesh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026

Falja me kusht, Doganat: Afat deri më 31 dhjetor për detyrimet e periudhës 2015-2019

16:04 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.