Dita e sotme i ishte dedikuar lirisë së shëtitjes së nënave me fëmije, por aktori i humorit Visjan Ukcenaj ka zgjedhur ta nxjerrë vetë shëtitje të birin.
Në postimin e tij nuk mungojnë as dozat e humorit teksa shfaqet me të voglin Divin në supe duke shijuar rrezet e diellit.
“Sot u maskova si nënë dhe dola. Divini ka dalë për pak vitaminë D…Ndërkohë po kërkon dhe kokërdhoket e syve të babit për t’i zmontuar nga vendi”, shkruan aktori në postimin e tij.
