Pas valës së shkarkimeve në ARRSH dhe OST mësohet se edhe drejtori i KESH-t Agron Hetoja largohet nga kjo detyrë.
Bëhet e ditur se pasardhës i tij do të jetë Benet Beci. Ky i fundit deri tani ka drejtuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ndërkohë që priten detaje të tjera lidhur me këtë vendim.
Beci e mori drejtimin e FSHZH në vitin 2005 në kohën kur portofoli i këtij institucioni ishte rreth 116 milionë Euro dhe projektet ishin kryesisht në zonat rurale. Gjatë 13 vitëve që Beci drejtoi Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ky i fundit u kthye në institucionin lider të zhvillimit duke vendosur standardet më të mira të transparencës në zbatimin e projekteve, por edhe përsa i përket cilësisë. Nën drejtimin e Becit, Fondit Shqiptar të Zhvillimit i kanë besuar donatorë të mëdhenj si Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka e Këshillit të Europës, etj.
Dhjetëra vepra të rëndësishme të infrastrukturës urbane, turizmit dhe trashëgimisë kulturore: që nga Lungomare në Vlorë deri te Muzeu Marubi në Shkodër; 1,200 kilometra rrugë që lidhin zonat më të thella të vendit me qëndrat urbane; dhjetëra skema ujësjellësish nga veriu në jug në zona të thella janë zbatuar nga FSHZH gjatë kohës kur kjo e fundit është drejtuar nga Beci.
