Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri me tani COVID-19 ka shkaktuar 26 viktima në vend, me një shënim në facebook, Berisha publikon të tjera statistika, ku shkruan se numri i viktimave ka shkuar, sipas tij, në 62 persona.
Sipas Berishë, kryeministri Rama ka dhënë urdhër që personat e tjerë që kanë humbur jetën, të mos regjistrohen si viktima të koronavirusit.
“Miq, gjashte te sëmure me covid19 vdesin 3 ditët e fundit, nga të cilët 5 ne spital, te gjithë te pa regjistruar si te vdekur ne COVID.
Dekreti i Sulltan Salep Surrrelit ndalon vdekjet nga covid 19. I duhet me çdo kusht suksesi qofte dhe mbi kufoma dhe mashtrime qe i mbulon varri“, shkruan mes të tjerash Berisha.
