Kreu i OBSH-së, dr. Tedros paralajmëron se vendet duhet të jenë të përgatitura për një valë tjetër pandemie të koronavirusit.
Në një lidhje me minsitrat e Shëndetësisë të G20 ku u fol dhe për lehtësim të masave, ai tha se e inkurajon fakti qe disa vende anëtare planifikojnë të zbusin masat kufizuese për shkak të pandemisë.
Sipas asaj që bën të ditur Associated Press ai ka thënë se thelbësore është që masat kufizuese të realizohen me faza, gradualisht pasi zbutja e tyre nuk do të thotë se ka kaluar pandemia e COVID-19.
“Është e shumë e rëndësishme që në fazën tjetër, vendet të jenë më të edukuara, të angazhojnë dhe përgatisin qytetarët për të parandaluar dhe reaguar shpejtë në rast të ndonjë vale të re të koronavirusit. Të sigurojnë kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e testeve, të izolojnë dhe kujdesen për këdo që infektohet dhe të gjurmojnë kontaktet që mund t’i kenë pasur”, ka thene ai.
