Pasi Shqipëria dërgoi një staf prej 60 mjekësh në ndihmë të Italisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio falenderoi qeverinë shqiptare.
Nëpërmjet një postimi në Twitter ai shkruan se është një ndihmë shumë e nevojshme nga ana e Shqipërisë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla reagon pas kësaj deklarate duke shpërndarë postimin e ministrit italian dhe jep mesazhin se solidariteti duhet të jetë themel i Europës së bashkuar.
“SOLIDARITETI DUHET TË JETË THEMELI I EUROPËS SË BASHKUAR”, shkruan Taulant Balla.
