Për profesorin Ethem Ruka, vlerësimi se kemi vdeshmërinë më të lartë në rajon, për nga viktimat e koronavirusit nuk është i saktë. Në një intervistë ai tregoi se deri më tani shkalla e vdekshmërisë ka qenë 5 % ndërsa së fundmi është ulur në 4%. Ai tha se nuk mund të bëhet një vlerësim i tillë kur ne nuk dimë sa të infektuar kemi në total dhe se shfirat që dimë janë vetëm ato të konfirmuara nga ministria e Shëndetit.
I pyetur në emisionin “Ilva now” për këtë, ai tha:
Në kemi vdekshmëri, e llogaritur në total me infeksionet ka qenë 5 % sot është 4%. Kjo llogari e të vdekurve nuk mund të jetë shumë e saktë se jam i bundir se ka shumë të tjerë të sëmurë që nuk kanë shenja, janë asimptomatikë, nuk janë testuar dhe po ti rferohemi kësaj gjëje jam i bindur se numri të vdekurve është më pak. Jepet për 1 milion banorë % nuk e di mbi ç’bazë është bërë ai vlerësim. Sipas OBSH, të gjitha të dhënat jepen për 1 mln banor dhe jo se sa të konfirmuar të infektuar janë.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje, 584 numri i të numri i të prekurve dhe 327 është numri i të shëruarve.
