Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjecare regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja. Regjisori ka dhënë frymën e fundit në shtëpine e tij në Tiranë. Artisti i njohur i filmit vuante prej kohesh nga një semundje e rendë.
Vdekja e regjisorit është një humbje e madhe për botën e artit. Ndërkohë, familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës do të jetë e ngushtë. Lamtumira e fundit do i jepet në qytetin e Shkodrës sipas amanetit të tij.
